Diplomati që drejton misionin e SHBA-së në NATO: Që nga 1999-ta kemi punuar për paqe dhe siguri

13:08 | 12 Mars 2025
diplomati-qe-drejton-misionin-e-shba-se-ne-nato:-qe-nga-1999-ta-kemi-punuar-per-paqe-dhe-siguri

 

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, ka shkruar për vizitën që Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, e ka zhvilluar në Kosovë dhe takimet që ka pasur me krerët ushtarak të KFOR-it.

Ky misioni përmes një postimi në X, treguar se në këtë vizitë në Kosovë bashkë me Sekretarin Rutte ka qenë edhe ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të Misionit të SHBA-së në NATO, Scott Oudkirk.

“Që nga viti 1999, NATO ka udhëhequr një operacion për mbështetjen e paqes në Kosovë për të garantuar sigurinë”, thuhet në njoftimin e misionit të SHBA në NATO.

 

 

 

 

 

Komento: