Gjenerali Christopher Donahue viziton Kosovën, në takim e pret Anu Prattipati

16:08 | 13 Mars 2025
gjenerali-christopher-donahue-viziton-kosoven,-ne-takim-e-pret-anu-prattipati

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati priti sot në takim komandantin e ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjeneralin Christopher Donahue.

Kjo është vizita e parë e Donahue në Kosovë në pozitën e tij aktuale

Përmes një postimi në X, ambasada thotë se ky takim riafirmoi edhe një herë qëllimin e tyre afatgjatë për të nxitur një të ardhme më të ndritshme dhe lidhje më të thellë midis kombeve.

Komento: