Krasniqi: Thaçi e la pozitën e presidentit dhe iu përgjigj drejtësisë, Kurti po refuzon t`i përgjigjet drejtësisë

10:08 | 14 Mars 2025
krasniqi:-thaci-e-la-poziten-e-presidentit-dhe-iu-pergjigj-drejtesise,-kurti-po-refuzon-t`i-pergjigjet-drejtesise

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka lavdëruar sjelljen e Hashim Thaçit në raport me Gjykatën Speciale.

Ai ka bërë me dije se ai ka lënë pozitën e presidentit për t`u përballur me drejtësinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk po bashkëpunon me drejtësinë.

“Hashim Thaçi e la pozitën e presidentit të shtetit dhe iu përgjigj drejtësisë, ku ende po përballet si i akuzuar. Albin Kurti po refuzon t’i përgjigjet drejtësisë vetëm si dëshmitar (X)”, ka shkruar Krasniqi.

Komento: