Gjendet i djegur automjeti me të cilin dyshohet se po udhëtonin grabitësit e armatosur te Albi Mall

13:08 | 17 Mars 2025
gjendet-i-djegur-automjeti-me-te-cilin-dyshohet-se-po-udhetonin-grabitesit-e-armatosur-te-albi-mall

Policia e Kosovës ka gjetur të djegur në rrugën “Pal Malushi” në Ajvali veturën me të cilën po udhëtonin grabitësit e armatosur, të cilët plagosën shoferin e një veture që po barte para për kompaninë “Besa Security”. 

Burime të gazetës online Reporteri.net thonë se grabitësit e maskuar dhe armatosur me armë të gjata, pasi e dogjën veturën me të cilin po udhëtonin, u larguan në drejtim të Gjilanit me një veturë tjetër me ngjyrë të kuqe.

Një 42 vjeçar nga Vushtria mbeti i plagosur në këtë rast. Ai sipas burimeve të gazetës Reporteri.net, ka marrë dy plumba në shpinë.

 

Komento: