Behrami: Nuk besoj që Specialja lejon Thaçin në ceremoninë e varrimit të babait

14:08 | 17 Mars 2025
behrami:-nuk-besoj-qe-specialja-lejon-thacin-ne-ceremonine-e-varrimit-te-babait

“Nuk kemi deri më tani informacione. Duke parë padrejtësitë që në vazhdimësi ka bërë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, unë nuk besoj që ai nesër të lejohet në ceremoninë e varrimit”, tha Artan Behrami, ish këshilltar i Presidentit Thaçi lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait të tij.

“Sot është një ditë pikëllimi për të gjithë bashkëpunëtorët e presidentit Thaçi, mbi të gjitha edhe për familjen Thaçi.

Sot ishim bashkë me kandidatin për kryeministër z.Bedri Hamzën për të shprehur ngushëllime për familjen e presidentit Thaçi”, tha Behrami.

Komento: