Avokatja Gashi-Bytyqi për refuzimin e kërkesës së Thaçit: Është vendim i trupit gjykues

19:38 | 18 Mars 2025
avokatja-gashi-bytyqi-per-refuzimin-e-kerkeses-se-thacit:-eshte-vendim-i-trupit-gjykues


Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Ajo ka theksuar se ky është një vendim i trupit gjykues që nuk është në përputhje me praktikat e zakonshme në raste të tilla, ku, në Kosovë, pjesëmarrja në varrim është zakonisht e lejuar kur dikush humb jetën

‘’Është vendim i trupit Gjykues lidhur me refuzimin Në rastet e tilla kur ju vdes dikush në Kosovë kryesisht ju lejohet pjesëmarrja ne varrim’’, tha Gashi-Bytyqi për Front Online.

Komento: