Nga Sejdiu te Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja

13:38 | 19 Mars 2025
nga-sejdiu-te-abdixhiku,-termkolli-tregon-si-u-nda-pergjysme-ldk-ja

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli i është bashkuar zërave kritikë ndaj udhëheqësisë aktuale të LDK-së.

Tërmkolli ka reaguar në një postim në Facbook, ku ka shkruar se LDK njëherë u nda përgjysmë nga Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci, e më pas nga Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.

“LDK-ën njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci dhe atë gjysmë pastaj e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lulmiri. E kryqëzuan LDK-ën rugoviane”, ka shkruar Tërmkolli.

Ish-deputetja ka shtuar LDK është jeta jonë që nuk falet.

“Për herë të parë anëtarësia e LDK-ës doli jashtë “terrenit” rugovian me largimin dhe daljen masive në VV. Me projekte e me agjenda sorosiane dhe “andej kufinit”.! LDK është jeta jonë që nuk falet!”, ka theksuar Tërmkolli.

Komento: