Ndalohet një person në Shkozë të Malishevës, mbante armë në shtëpi

14:38 | 19 Mars 2025
ndalohet-nje-person-ne-shkoze-te-malisheves,-mbante-arme-ne-shtepi

Një person është arrestuar sot në fshatin Shkozë të Malishevës pasi policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e tij brenda të cilës mbante armë.

Sipas njoftimit nga policia, gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë gjuetie,

Një armë automatike me një karikator

32 fishekë dhe

Dy gëzhoja

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Komento: