KQZ pezullon dy parti politike, nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024, u jep 15 ditw afat shtesë

15:06 | 19 Mars 2025
kqz-pezullon-dy-parti-politike,-nuk-dorezuan-raportin-financiar-te-vitit-2024,-u-jep-15-ditw-afat-shtese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezulloi dy partitw politike, Partia Republikane pwr Ndryshime dhe Shpresa Demokrate.

Këto dy parti politike, sipas njoftimit nga KQZ u pezulluan pasi deri më 1 mars nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024.

Afati i fundit për dorëzimin e këtij raporti ishte 1 marsi, por partitë politike nuk i dorëzuan në KQZ as pas 15 ditësh afat shtesë. Me vendimin për pezullim, këtyre partive u është dhënë edhe një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e raportit të tyre dhe nëse kjo nuk ndodhë, vendimi i radhës i KQZ-së pritet të jetë çregjistrimi i këtyre partive politike.

Komento: