Rexhep Qosja shkon për ngushëllime te familja Thaçi

12:37 | 20 Mars 2025

Akademik Rexhep Qosja ka vizituar sot familjen Thaçi për të ngushëlluar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gazeta Nacionale ka siguruar fotografi të akademikut nga kjo vizitë.

Qosja shihet duke u përshëndetur me familjarët e ish-presidentit Thaçi.

Në ditën e dytë të të pamës, familja Thaçi është vizituar nga ish-kryeministri Isa Mustafa, disa zyrtarë të LDK-së dhe Ukë Rugova, djali i ish-presidentit.

Komento: