Ushtaraku nga Komanda Evropiane e SHBA-së vjen në Kosovë, zhvillon takime për bashkëpunim në mbrojtje

14:38 | 20 Mars 2025
ushtaraku-nga-komanda-evropiane-e-shba-se-vjen-ne-kosove,-zhvillon-takime-per-bashkepunim-ne-mbrojtje

E ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati ka pritur në takim Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM).

Në një njoftim të ambasadës amerikane bëhet e ditur se ushtaraku amerikan do të mbajë takime për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë vizitës së tij, McKinney do të mbajë takime dypalëshe për bashkëpunimin në mbrojtje për të përforcuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për zhvillimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës”.

Komento: