Hashim Thaçi e kaloi natën në hapësirat e EULEX’it në Fushë Kosovë, pamje kur vëllezërit i shkojnë për vizitë

10:08 | 22 Mars 2025
hashim-thaci-e-kaloi-naten-ne-hapesirat-e-eulex’it-ne-fushe-kosove,-pamje-kur-vellezerit-i-shkojne-per-vizite

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka kaluar natën në hapësirat e EULEX’it në Prishtinë një ditë pasi erdhi në vizitë të varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili vdiq më 16 mars.

Haga lejoi Thaçin që të qëndrojë dy ditë në Kosovë dhe pas vizitës së djeshme në Burojë, ai u dërgua në EULEX.

Mëngjesin e sotëm, në pamjet e siguruara nga T7, janë parë vëllezërit e Thaçit duke hyrë në EULEX për vizitë te ai.

Thaçi dje përpos te varri i babait, shkoi edhe në shtëpinë e lindjes ku qëndroi për pak orë.

Komento: