Bashkëshortja e Thaçit përfundon vizitën te ai, të pranishmit brohorisin “Thaçi, Thaçi”

11:38 | 22 Mars 2025
bashkeshortja-e-thacit-perfundon-viziten-te-ai,-te-pranishmit-brohorisin-“thaci,-thaci”

Bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, ka përfunduar vizitën te ai në hapësirat e EULEX-it ku ish-presidenti kaloi natën.

Para zyrave të EULEX-it janë mbledhur disa persona të cilat brohoritën “Thaçi, Thaçi” kur vetura e bashkëshortes doli nga EULEX.

Thaçi arriti dje në Kosovë për vizitë te varri i babait të tij disa ditë pas vdekjes së tij. Ai u lejua të qëndrojë në Kosovë për dy ditë.

Komento: