Kryeministri Haradinaj priti në takim Jahjagën, ja çfarë biseduan

14:15 | 23 Maj 2019

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Haradinaj pritit në takim ish-presidenten Jahjaga.

Temë e diskutimit ka qenë bashkënrendimi i veprimeve për 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

“Me ish-presidenten Jahjaga, pata kënaqësinë që t’i bashkërendojmë veprimet për Shënimin e 20-vjetorit të Intervenimit të NATO-s në Kosovë, në muajin qershor, një ngjarje madhështore në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës.

Presidenten Jahjaga e falënderova për përkushtimin e saj në përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara, veçanërisht mbështetjes së merituar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke u bërë zëri i tyre” shkruhet në njoftim.

Komento: