Prokuroria Speciale e konfirmon: Po zhvillojmë katër bastisje, pas dyshimeve për fabrikën e mbetjeve shtazore

11:26 | 27 Maj 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se po zhvillon aksion ndërlidhur me Ministrinë e Bujqësisë.

Prokuroria ka bërë të ditur se dyshimet janë pas raportimeve për fabrikën e mbetjeve shtazore.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Nora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale për Nacionale

 

 

 

 

Komento: