Zemaj: Tendenca për votë të heshtur është arsyetim i dështimit, brenda saj mund të fshihen edhe gjëra tjera

11:26 | 27 Maj 2025

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, para nisjes së seancës së sotme ka akuzuar partinë fituese se nuk janë të interesuar për ndonjë marrëveshje politike që e ndihmon Kosovën në daljen nga ngërçi.

Për përpjekjen e Vetëvendosjes që të krijohet komisioni për çështjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Zemaj tha se brenda kësaj vote të fshehur mund të fshihen edhe gjëra të tjera.

“Tendenca për votë të heshtur është arsyetim i dështimit të tyre në vazhdimësi sepse brenda votës së fshehur mund të fshihen edhe gjëra të tjera që nuk i kontribuojnë as demokracisë, por nuk i kontribuojnë as jetës parlamentare e as ecjes së mëtutjeshme. Duhet të ketë marrëveshje publike, marrëveshjet tinëzare i takojnë sistemit të së kaluarës. Në logjikën e tyre nëse këta i takojnë me mendësi sistemit totalitar, monist ashtu siç ka pasë jo rrallë herë në Vetëvendosje, por kjo nuk i përket as LDK-së as deputetëve të saj”.

Ai tha se “jemi të vetmit që kemi ofruar zgjidhje, platformë politike dhe ecje të sigurt dhe stabile”.

Komento: