Komuna e Leposaviqit e merr nën administrim sallën e sporteve, hiqen flamujt e Serbisë, vihen të Kosovës

15:56 | 27 Maj 2025

Komuna e Leposaviqit, e udhëhequr nga Lulzim Hetemi, e ka marrë administrimin e objektit sportiv në këtë komunë.

Veton Elshani, zëvendëskomandant i policisë për rajonin e veriut, ka konfirmuar  se kanë asistuar në aksion.

Ndërkaq, raportimeve të Kossev nga ky objekt janë hequr flamujt e Serbisë.

Kësisoj, ata janë  zëvendësuar me flamuj të Republikës së Kosovës.

 

Komento: