Shala pas bastisjeve: Po del se Qeveria “Kurti” është e korruptuar skajshmërisht

17:26 | 27 Maj 2025
shala-pas-bastisjeve:-po-del-se-qeveria-“kurti”-eshte-e-korruptuar-skajshmerisht


Pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë, që lidhet me hetimet mbi një fabrikë për mbetjet shtazore, për FrontOnline ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala

 

Shala ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për përfshirje të thellë në afera korruptive, duke thënë se bastisjet e fundit vetëm sa konfirmojnë degradimin institucional dhe mungesën e kontrollit nga ekzekutivi.

“Kurti ka premtuar qeverisje të pastër, por po del se Qeveria është e korruptuar skajshmërisht dhe tashmë aferat korruptive të kësaj qeverie janë bërë problem sa as vetë Qeveria s’po arrin me i ndalë, apo me i mbulu, apo me i minimizu,” u shpreh Shala për FrontOnline.

Ai i bëri thirrje drejtësisë që të trajtojë me seriozitet çdo rast.

“Shpresojmë se drejtësia duhet parë gjitha këto. Punët e këqija janë të prekshme dhe nuk duhet të i frikësohet askush drejtësisë,” tha Shala.

Komento: