Këto janë hyrjet që do të bllokohen nesër në Prishtinë nga protesta e bizneseve

15:56 | 28 Maj 2025
keto-jane-hyrjet-qe-do-te-bllokohen-neser-ne-prishtine-nga-protesta-e-bizneseve

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditura detajet e protestës së nesërme që do të bllokojë hyrje-daljet kryesore në kryeqytet.

Lokacionet e bllokimit i keni më poshtë:

Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani – te bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshte Veternikut – Keshtu bllokohen te gjitha hyrjet (Ferizaj, Gjilan, Aeroport)

Hyrja nga Fushë Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do te bllokohet hyrja prej rrethit te Madh te Lakrishtja (Dukagjini toëer) – Keshtu bllokohen te gjitha hyrjet nga Mitrovica dhe FusheKosova

Hyrja nga Podujeva – Hyrja ne lagjen e Vranjevcit – te ish Humanisti – Udhekryqi te banka Raiffeisen – bllokohen hyrje-daljet nga Podujeva por edhe levizjet nga Dragodani ne drejtim te Shkabaj/Orlloviq.

Mjetet e përdorura: Automjetet e kompanive të prekura nga vendimi i ZRRE-së, me qëllim të sigurohet një prani e dukshme dhe të theksohet ndikimi që ka ky vendim në sektorin privat.

Kohëzgjatja: 2 orë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Komento: