Muharremi: Kurti po gabon që po i krahason bizneset vendore me kriminel*ët serbë në veri

10:56 | 29 Maj 2025
muharremi:-kurti-po-gabon-qe-po-i-krahason-bizneset-vendore-me-kriminel*et-serbe-ne-veri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, foli për bllokadën e rrugëve nga bizneset.

Ai tha se “ka kaluar koha e barrikadave”, teksa shtoi se ato janë hequr kudo ku kanë qenë.

“Koha e barrikadave ka kaluar. I kemi hequr kudo ku kanë qenë dhe nuk do të lejojmë të vendosen të reja”, u shpreh Kurti në këtë mbledhje.

Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate ka reaguar njohësi i zhvillimeve në vend, Shenoll Muharremi.

Ai tha se është e gabuar të krahasohen bizneset vendore me kriminelët serbë në veri.

“Kryeministri në detyrë po gabon kur po i krahason bizneset vendore me kriminelët serbë në veri. Një gjuhë e tillë është e papranueshme ndaj atyre që e ushqejnë dhe mbajnë gjallë Kosovën. Sulmi ndaj sektorit privat dhe ekonomisë së Kosovës është i paprecedent në historinë e Kosovës dhe Evropës demokratike”, tha Muharremi.

Duke u ndalur te çështja e energjisë elektrike për bizneset, të cilat është vendosur të dalin në treg të hapur me vendim të ZRrE-së, Muharremi ka thënë se sektori i energjisë është keqmenaxhuar.

“Ka dyshime të larta për abuzim, monnopole dhe fatura astronomike. Liberalizimi i tregut duhet me ndodhë me përgatitjet e duhura”.

“Nuk janë 1% por 50% e të punësuarve në sektor privat. Secili sulm ndaj bizneseve vendore është sulm ndaj të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës dhe rrezikon sigurinë kombëtare”, tha Muharremi.

Komento: