Asllani: Grupi Parlamentar multi-etnik do të mbështesë çdo propozim për kryetar të kuvendit nga LVV, përfshirë edhe Fatmir Limajn

20:26 | 29 Maj 2025


Deputeti i komunitetit ashkali, Artan Asllani, për FrontOnline ka deklaruar se grupi parlamentar multi-etnik, në të cilin bën pjesë edhe ai, do të mbështesë çdo propozim për postin e kryetarit të Kuvendit që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Asllani theksoi se kjo mbështetje do të jetë e plotë, përfshirë këtu edhe kandidaturën e mundshme të Fatmir Limajt për këtë post.

‘’Çfarë do propozimi që vjen prej partisë që ka më së shumti ulëse, ne do të jemi mbështetës të tij’’ tha ai.

Komento: