Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë

14:56 | 30 Maj 2025
osmani-pranoi-letrat-kredenciale-nga-ambasadori-i-ri-i-hungarise-ne-kosove

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.

Siç bën të ditur presidenca përmes një postimi në Facebook, gjatë ceremonisë, Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Presidentja Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi”, shkruhet tutje në njoftimin e presidencës.

Komento: