E 24-ta, Kuvendi me njoftim zyrtar për seancën e nesërme

16:26 | 30 Maj 2025
e-24-ta,-kuvendi-me-njoftim-zyrtar-per-seancen-e-neserme

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 24-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë mbahet nga ora 10:30, saktësisht 48 orë pas asaj të 29 majit.

Të  enjten, u regjistrua dështimi i 23-të me radhë i deputetëve për ta bërë një gjë të tillë.

Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as një ditë më parë.

Komento: