
Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit dhe mungesave të shumta, Max Allegri ka vendosur të surprizojë me formacionin ndaj Lecces. AC Milan do të luajë me skemën 3-5-2, ku Alexis Saelemaekers do të vendoset në një rol të ri – në majë të sulmit përkrah Santiago Gimenez.
Mungesat e mëdha: Leao, Ardon Jashari dhe Christian Pulisic mungojnë për shkak dëmtimesh. Amerikanit nuk i është rrezikuar një agravim i dëmtimit në kyç dhe do të qëndrojë në stol.
Formacioni i Milanit:
Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlović; Musah, Loftus-Cheek, Modric, Fofana, Estupiñan; Saelemaekers, Gimenez
Milanit i duhet fitorja me patjetër për të shmangur një tjetër turpërim pas humbjes ndaj Cremoneses dhe për të rikthyer besimin e tifozëve.