
Milan synon të bëjë një përforcim në mbrojtje, kur kanë mbetur edhe dy ditë nga merkato, e cila mbyllet më 1 shtator.
Plani A i kuqezinjve është Manuel Akanji, mbrojtësi i Man. City. Në rast se nuk vjen Akanji, Milan ka gati planin B: Joe Gomez, mbrojtësi anglez i Liverpoolit.
28-vjeçari anglez që luan si qendërmbrojtës shihet si një përforcim i mirë për kuqezinjtë.
Joe Gomez nuk bën pjesë në planet e Arne Slot dhe drejtuesit e Liverpoolit janë të hapur ta lënë të lirë për 10-15 milionë euro.
Dëshira kryesore mbetet Akanji, por në rast se dështon afrimi i zviceranit, Rosonerët do të fokusohen tek Joe Gomez.