Merkato e çmendur! Monaco i thotë “JO” Milanit për mbrojtësin e madh që kishte pranuar transferimin

13:42 | 05 Shtator 2025

AC Milan u gjend në nxitim në fund të merkatos së verës, duke mos arritur të përforcojë repartin e mbrojtjes ashtu siç ishte planifikuar.

Kjo verë ka lënë pas disa lëvizje të dyshimta nga drejtuesit kuqezi, sidomos mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë, por edhe situata në mbrojtje ka ngritur shumë pikëpyetje. Pavarësisht politikës “një largim – një afrimi”, Rossonerët mbetën të papërgatitur kur një prej mbrojtësve u largua. I vetmi përforcim i rëndësishëm ishte Koni De Winter, ndërsa Massimiliano Allegri kishte kërkuar zëvendësime të tjera, përcjell ORAinfo.

Në ndeshjen kundër Cremoneses, dobësitë në prapavijë u vunë re qartë, me mungesën e një lideri të vërtetë. Në vend të kësaj, në ditën e fundit të merkatos mbërriti David Odogu, një profil larg kërkesave të trajnerit.

Sipas Matteo Moretto, i cili raporton për “MilanPress”, Milani kishte tentuar edhe për një tjetër opsion në mbrojtje.
“Thilo Kehrer kishte dhënë miratimin për transferimin, por Monaco refuzoi ta linte të largohej, duke mos arritur gjithashtu të mbyllte ardhjen e Axel Disasi,” – tha ai.

Në këtë mënyrë, edhe tentativa e fundit për të forcuar repartin e prapavijës dështoi, duke e lënë Milanin me shumë pikëpyetje për sezonin që ka nisur. /ORAinfo/

Komento: