Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Vushtrrisë

14:56 | 07 Shtator 2025
Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Vushtrrisë

Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, furnizimi me ujë i kësaj zone është ndërprerë.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica’, përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, sanimi i dëmtimit pritet të përfundojë gjatë ditës së hënë (8 shtator).

Komento: