Kajtazi zbulon një sekret që hedh poshtë pretendimet e Bashës: Ka kërkuar informacione nga unë kundër UÇK-së

23:26 | 07 Shtator 2025
Kajtazi zbulon një sekret që hedh poshtë pretendimet e Bashës: Ka kërkuar informacione nga unë kundër UÇK-së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka zbuluar sekrete të padëgjuara më parë rreth punimit skandaloz të tashmë kryeparlamentarit të Kosovës, Dimal Basha.

Kajtazi ka bërë të ditur se Basha kishte punuar gjatë për punimin e tij.

Për herë të parë Kajtazi ka rrëfyer se Basha gjatë vitit 2011 kishte kërkuar informacione nga ai kundër UÇK-së.

“Dimal Basha i ka diskutuar me mua këtë çështje. Në vitin 2011 ai i ka diskutuar me mua punimet që është duke i bërë dhe ka kërkuar edhe material prej shkrimeve të mija. Në mënyrë të veçantë në vitin 2011 kur unë kam publikuar një sëri shkrimesh në Koha Ditore bazuar në dosje të NATO-s në Kosovë, e cila kryesisht merrej me njerëz të UÇK-së e të SHIK-ut. Ai ka pasur interes për këto materiale dhe përdorimin e tyre në studime atje, natyrisht shkrimet janë publike dhe secili mund t’i marrë në gazetë. Po e përmendi këtë fakt për të konfirmuar se Basha le që ka qenë në dijeni por ai është bashkëautor dhe Basha ka shumë hise në këtë material të poshtër”, ka thënë Kajtazi.

Komento: