
Dy persona janë arrestuar në Klinë nën dyshimin e organizimit të bixhozit të paligjshëm.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave të implikuar në rast të cilët me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Klinë / 08.09.2025 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.