Prezantoi dokumente false në kufi, arrestohet shtetasi serb në Jarinjë

09:26 | 10 Shtator 2025
Prezantoi dokumente false në kufi, arrestohet shtetasi serb në Jarinjë

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një shtetas të Serbisë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi kishte prezantuar dokumente false. Pas intervistimit, prokurori ia ka refuzuar hyrjen në Kosovë.

Sipas raportit ditor të Policisë, shtetasi i Serbisë kishte prezantuar letërnjoftim dhe patentë shoferin serb, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar.

Komento: