SPAK-u e dërgon në GjKKO, Veliajn dhe Xoxën, në aktakuzë përfshihen edhe mbi 16 persona tjerë

18:26 | 10 Shtator 2025
SPAK-u e dërgon në GjKKO, Veliajn dhe Xoxën, në aktakuzë përfshihen edhe mbi 16 persona tjerë

Janë përfunduar hetimet ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Çështja e tyre tashmë ka shkuar në gjykim në GJKKO, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij të përfshirë janë 16 persona të tjerë të pandehur, si dhe shoqëri apo organizata jo fitimprurëse.

Sipas Top Channel ndaj Veliajt janë 13 akuza, kurse ndaj Xoxës 12 akuza. Veliaj akuzohet për nëntë raste të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, si dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Njëjtë edhe Xoxa ka nëntë raste të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, më pas ka “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, si dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Poashtu, janë edhe pesë bisnesmenë të përfshirë në dosjen e Veliajt që janë dërguar për gjykim nga SPAK-u në GJKKO.

Sipas TCh-së, SPAK-u ka renditur akuza që rëndojnë ndaj Fatmir Bektashit, Meriman Palushit, Shkëlqim Fushës, Sokol Kryeziut, Mirton Likës dhe Gentian Shalës, për korrupsion apo fshehje të pasurisë.

Komento: