Gjesti i admirueshëm i Ronaldos me çdo anëtarë të stafit dhe bashkëlojtarë u kap nga kamerat pas zëvendësimit të tij ndaj Hungarisë

21:22 | 10 Shtator 2025

Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë jo vetëm klasin e tij si futbollist, por edhe madhështinë si lider i Portugalisë.

Në fitoren dramatike 3-2 ndaj Hungarisë, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, 40-vjeçari shënoi një penallti vendimtare në pjesën e dytë, duke e çuar në 141 numrin e golave ndërkombëtarë me ekipin kombëtar portugez.

Në minutën e 87-të, përzgjedhësi Roberto Martinez vendosi ta zëvendësojë, por Ronaldo reagoi me qetësi dhe mirëkuptim. Në vend të pakënaqësisë, ai tregoi një sjellje të admirueshme: fillimisht përshëndeti Martinezin me respekt, e më pas shtrëngoi duart me çdo anëtar të stafit teknik pranë stolit.

Gesti nuk u ndal me kaq. Ylli portugez ndau gjithashtu një moment të ngrohtë me lojtarët e bankinës, duke u dhënë dorën të gjithëve si shenjë uniteti dhe respekti.

Ky veprim i vogël, por domethënës, u vlerësua nga tifozët dhe mediat si një dëshmi e qartë se Cristiano Ronaldo mbetet një shembull lidershipi edhe në fundin e karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Ylli i madh i futbollit botëror po përgatitet për Kupën e Botës 2026, që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Komento: