
Në Pikën Kufitare në Han të Elezit, lidhur me një rast të 3 qershorit të këtij viti, dje është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal të organizuar.
Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar një veturë, një telefon mobil, 170 euro para të gatshme, dokumente identifikimi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një letërnjoftim të Republikës së Shqipërisë si dhe disa kartela bankare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
”Lidhur me rastin është arrit të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Nga i dyshuari është sekuestruar vetura, një telefon mobil, 170€ para të gatshme, disa dokumente identifikimi të shtetit të R. Maqedonisë veri, një letërnjoftim i R. Shqipërisë dhe disa kartela bankare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.