Gjeneral Major Barduani pret në takim diplomaten greke, flasin për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

13:26 | 11 Shtator 2025
Gjeneral Major Barduani pret në takim diplomaten greke, flasin për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Diplomatja greke, Heleni Vakali është pritur sot në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë nga kreu i këtij misioni, Enrico Barduani. Në një njoftim rreth kësaj vizite të shefes së zyrës së Ndërlidhëse të Greqisë u tha se ajo ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë.

“Gjeneral Major Barduani përshkroi angazhimin e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të nxitur një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet”.

“Gjenerali Barduani shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për KFOR-in”, thuhet në njoftim./KlanKosova

Komento: