Tre shqiptarë në skenën e madhe të EuroBasket 2025 – në gjysmëfinale me Turqinë e Finlandën

13:26 | 11 Shtator 2025
Tre shqiptarë në skenën e madhe të EuroBasket 2025 – në gjysmëfinale me Turqinë e Finlandën

EuroBasket 2025 ka hyrë në fazën kulmore, ku në gjysmëfinale do të shihen edhe tre basketbollistë me origjinë shqiptare. Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu po shkëlqejnë me Turqinë, ndërsa Edon Maxhuni është bërë lider te surpriza e madhe e turneut, Finlanda.

Turqia siguroi gjysmëfinalen pas fitores 91-77 ndaj Polonisë, ku Osmani u dallua me lojë të fuqishme nën kosh, ndërsa Spahiu dha ritëm në organizim. Ata tashmë përballen me rivalin e madh historik, Greqinë. Në anën tjetër, Finlanda ka shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në katërshen më të mirë, pas triumfit ndaj Gjeorgjisë.

Maxhuni ka qenë ndër figurat kyçe të suksesit, duke e udhëhequr skuadrën nordike drejt ëndrrës së medaljes. Gjysmëfinalet luhen më 12 dhe 13 shtator në Riga, ndërsa finalja e madhe zhvillohet më 14 shtator. Shqiptarët këtë herë janë në qendër të vëmendjes së basketbollit evropian./Klankosova.tv

Komento: