Për herë të parë në Shqipëri, Ministria e Brendshme do të udhëhiqet nga një grua

13:56 | 11 Shtator 2025
Për herë të parë në Shqipëri, Ministria e Brendshme do të udhëhiqet nga një grua

Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po bën prezantimin e ministrave që do të shërbejnë në Qeverinë e 4-të të drejtuar nga ai. Ai njoftoi në ekzekutiv do të jenë disa ndryshime, përfshirë edhe në atë të Ministrisë së Brendshme. Ky dikaster i rëndësishëm i sigurisë, për herën e parë do të drejtohet nga një grua.

Ministre e Brendshme atje do të jetë Albana Koçiu, e cila në qeverinë e kaluar Rama 3 ishte Ministre e Shëndetësisë. Kjo u konfirmua nga vet Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste.

“Ka qenë për 10 vjet në administratë publike dhe në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë më ka krijuar bindjen se ka një kapacitet të madh motivues të njerëzve”, tha Rama.

Komento: