Rrëzohet një pemë në Prishtinë, zë përfundi disa vetura

14:56 | 11 Shtator 2025

Një incident ka ndodhur sot në afërsi në Prishtinë, në afërsi të Radio Televizionit të Kosovës. Një pemë është rrëzuar duke i zënë përfundi disa vetura. Rasti është konfirmuar nga zjarrfikësit dhe policia.

“Po, e kemi pranuar këtë informacion. Ekipi tashmë ka shkuar në vendin e ngjarjes”, deklaroi Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës. Derisa Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit tha se nuk ka të lënduar.

“S’ka të lënduar. Është vetëm me dëme materiale”, deklaroi ai. Ende nuk dihet saktësisht arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje.
Fotografia e publikua nga Indeksonline:

Komento: