“O sa mirë me qenë shqiptarë”, festë e madhe e ‘Dardanëve’ pas triumfit ndaj Suedisë

00:26 | 14 Tetor 2025
“O sa mirë me qenë shqiptarë”, festë e madhe e ‘Dardanëve’ pas triumfit ndaj Suedisë

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamjet nga festa e madhe e futbollistëve të Kosovës pas triumfit ndaj Suedisë.

Nga pamjet e publikuara në FFK, shihen futbollistët ‘Dardanë’ njëzëri me tifozët duke kënduar “o sa mirë me qenë shqiptarë”.

Me një gol të Fisnik Asllanit, “Dardanët” i arkëtuan pikët e plota për ta blinduar pozitën e dytë në grup me shtatë pikë të arkëtuara.

Komento: