Macron: Rusia vetëm po përshkallëzon situatën dhe nuk dëshiron paqe

20:26 | 06 Dhjetor 2025
Macron: Rusia vetëm po përshkallëzon situatën dhe nuk dëshiron paqe

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka dënuar ashpër sulmin e fundit të madh të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike dhe hekurudhore të Ukrainës, duke u zotuar se Franca do të vazhdojë ta mbështesë Kievin në përpjekjen e tij për paqe.

Macron postoi mesazhin e tij në rrjetin social X, duke shkruar se Rusia po e mbyll vetën në një rrugë përshkallëzimi dhe nuk po kërkon paqe.

“Rusia po e mbyll veten në një rrugë përshkallëzimi dhe nuk po kërkon paqe. I dënoj fuqimisht sulmet masive që shënjestruan Ukrainën mbrëmë, veçanërisht infrastrukturën e saj energjetike dhe hekurudhore”, shkroi presidenti francez.

Ai njoftoi gjithashtu një takim kyç javën e ardhshme.

“Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi Rusinë për ta detyruar atë të zgjedhë paqen. Të hënën, unë do të udhëtoj për në Londër për t’u takuar me presidentin ukrainas, kryeministrin britanik dhe kancelarin gjermane, për të vlerësuar situatën dhe negociatat që po zhvillohen nën ndërmjetësimin amerikan”, tha Macron.

Komento: