Tentim vrasje në Podujevë, plagosen me arme zjarri dy persona

22:36 | 04 Janar 2026

Dy persona janë lënduar si pasoj e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, tha Ahmeti.

Komento: