
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se vendi është i gatshëm për kapitullin e ri në procesin evropian, drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, Osmani theksoi se dialogu me Serbinë duhet të fokusohet në njohjen reciproke dhe trajtimin e barabartë të palëve, duke nënvizuar gjithashtu shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Presidentja shtoi se, tani që janë larguar masat e padrejta, Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët evropianë për të avancuar me vendosmëri drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.