E hëna nis me temperatura minus, parashikimi i motit për javën e ardhshme

18:56 | 01 Shkurt 2026
e-hena-nis-me-temperatura-minus,-parashikimi-i-motit-per-javen-e-ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit, të hënën do të mbajë mot i vranët dhe vende- vende me riga të dobëta shiu dhe fjolla bore. Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull, ndërsa, temperaturat minimale do të jenë -5 deri -2°C, ato maksimale -1 deri 2°C.

Të martën, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet të ketë ngrica, ndërsa, temperaturat minimale do të jenë -4 deri -2°C, ato maksimale 4 – 7°C.

Ditën e mërkurë, moti do të jetë kryessiht i vranët. Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe per gjatë relievit malor. Temperaturat minimale -1 deri 2°C, ato maksimale: 7-11°C.

Të enjten, moti do të mbajë i vranët  dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 4 deri 6°C, ato maksimale: 7deri 12°C.

Ndërsa, të premten moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale 2 deri 5°C, ato maksimale 8 deri 11°C./KP

Komento: