
Megjithatë, disa shkolla në këtë distrikt u detyruan të mbyllen për pjesën e mbetur të ditës, si masë paraprake sigurie. Distrikti i Shkollave Publike të Columbia Heights njoftoi se vendimi për mbyllje u mor pas një kërcënimi të konsideruar të besueshëm, duke theksuar se bëhej fjalë për një paralajmërim të tepruar për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit. Mësimi pritet të rifillojë normalisht të martën.
Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar, pasi disa nxënës në këtë distrikt janë ndaluar javët e fundit si pjesë e veprimeve të Zyrës së Zbatimit të Doganave dhe Imigracionit (ICE) në Minesota. Ndërkohë, protestat kundër ICE vazhdojnë si në këtë shtet, ashtu edhe në mbarë Shtetet e Bashkuara./Euronews.al