
Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, këtë të shtunë (7 shkurt) është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt. Trupi i 30-vjeçarit u lokalizua në liqenin e Ulzës.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike, deputeti shqiptar Kreshnik Çollaku ka shprehur falënderimet e tij ndaj ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët kontribuuan në operacionin e kërkimit dhe gjetjes së trupit.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 10 janar, kur automjeti me të cilin udhëtonte Jurgen Karaj, si pasagjer, kishte rënë në një përrua.