Inspektorati i Prishtinës e Policia sot zhvillojnë aksion në tregun e automjeteve

09:26 | 08 Shkurt 2026
inspektorati-i-prishtines-e-policia-sot-zhvillojne-aksion-ne-tregun-e-automjeteve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot nga ora 5:00 ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, do të zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth.

“Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie tjetër që bie ndesh me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.

Ftojmë qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë realizimit të këtij aksioni.”

Komento: