Ukrainasit shkatërrojnë tetë automjete ruse që bartnin pajisje për komunikim

20:26 | 08 Shkurt 2026
ukrainasit-shkaterrojne-tete-automjete-ruse-qe-bartnin-pajisje-per-komunikim

Operator ukrainas të dronëve kanë shënjestruar pajisjet e komunikimit të ushtrisë ruse – duke hedhur në erë tetë veturave në jug të Slobozhanshchyna.

Ata fillimisht lokalizuan automjetet për komunikim dhe pas marrjes së dritës së gjelbër, operatorët ngritën në ajër dronët kamikaz me të cilët i shkatërruan këto automjete – duke ua pamundësuar rusëve komunikimin me eprorët e tyre.

Në jug të Slobozhanshchyna, dronët kryen një sërë sulmesh kundër objektivave ruse që prej kohësh kanë dërguar municion dhe ushtarë të shumtë.

ga ky sulm u shkatërruan tetë automjete me të cilat njëherit transportoheshin edhe municione dhe pajisje tjera – e ajo që po konsiderohet si më e rëndësishmja janë pajisjet për komunikim që u shkatërruan nga shpërthimet.

Kjo nuk është hera e parë që operatorët ukrainas kanë një mision të veçantë – shënjestrimin e pajisjeve për ruse për komunikim. /Telegrafi/

Komento: