Ambasada e Gjermanisë uron Albin Kurtin për rizgjedhjen si Kryeministër të Kosovës

01:00 | 12 Shkurt 2026
ambasada-e-gjermanise-uron-albin-kurtin-per-rizgjedhjen-si-kryeminister-te-kosoves

Pas përfundimit të seancës parlamentare, i ngarkuari me punë i Ambasadës Gjermane në Kosovë, Christian Böttcher përcolli urimet e Ambasadorit për kryeministrin e ri të rizgjedhur, Albin Kurti për konstituimin e suksesshëm të Parlamentit dhe formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta 10.

Duke u bazuar në marrëdhëniet e ngushta dhe të veçanta midis Kosovës dhe Gjermanisë, Ambasada thekson gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Kosova nuk ka vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani,” thuhet në deklaratë.

Ambasada gjermane shpreh pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë në mbështetje të integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe uroi Kryeministrit Kurti suksese në mandatet e reja qeverisëse./Gazeta 10

Komento: