“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër për pretendimet e Prokurorisë

17:05 | 12 Shkurt 2026
“selimi-akuzohet-vec-pse-njihej-me-limajn”,-avokati-i-ashper-per-pretendimet-e-prokurorise

Mbrojtja e Rexhep Selimit po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Para trupit gjykues, avokati i Selimit, Geoffrey Roberts thotë se akuzat e Prokurorisë së Hagës drejtuar Fatmir Limës, janë transferuar të Rexhep Selimi, siç thotë ai, vetëm për faktin që ata njiheshin. Ai shtoi se kjo është e papranueshme.

“Prokuroria i referohet Fatmir Limaj që ka jetuar me zotëri Selimin, dhe i referohen që kjo është veprim kriminal. Por zotëri Limaj nuk është i akuzuar këtu, dhe nuk mund t’u përgjigjet këtyre akuzave. Zotëri Selimi akuzohet thjesht pse ka njohur zotëri Limajn. Akuzat që drejtohen për zotëri Limajn i transferohen zotëri Selimit, vetëm pse e ka njohur atë. Kjo është e papërshtatshme”, tha avokati.

Komento: