
Arbërie Nagavci, që në qeverinë e kaluar ishte ministre e Arsimit, këtë herë nuk ka marrë ndonjë post ekzekutiv. Ajo sot është parë në mbledhjen e parë të kryesisë se Kuvendit, ku morën pjesë nënkryetarët e kuvendit dhe shefat e Grupeve Parlamentare të partive.
Mirëpo deri tani VV nuk ka njoftuar nëse Nagavci është caktuar shefe e Grupit Parlamentar të tyre. Pozitën e shefes më herët e ka mbajtur Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, por kësaj here Kurti ia ka besuar asaj postin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.