Kurti urohet nga zyrtari shtetëror gjerman, flasin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

22:35 | 13 Shkurt 2026
kurti-urohet-nga-zyrtari-shteteror-gjerman,-flasin-per-thellimin-e-bashkepunimit-ne-fusha-te-ndryshme

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-Georg Engelke.

Sipas komunikatës për media, Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, gjatë takimit, sipas njoftimit zyrtar, u theksua “zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë”, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.

“U diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror, një çështje tashmë e qartësuar dhe rregulluar në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ka raste me problematika të ngjashme”, theksohet në njoftim.

Komento: